Rozë

Françeska Jaçe i jep fund lidhjes me djalin e biznesmenit?

Autori: Gazeta inFokus 18:17 | 06 February 2018

Prej kohësh, në media është përfolur se Françeska Jaçe është në një lidhje me And Geçin, djali i një biznesmeni mjaft të njohur në Shqipëri.

Çifti nuk e ka konfirmuar asnjëherë lidhjen e tyre, por detaje të ndryshme dhe postimet në rrjetet sociale tregonin që ata ishin bashkë.

Mesa duket romancës së tyre i ka ardhur fundi. Fillimisht zbuluam se Françeska dhe Andi nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram. Madje dhe shkrimet që vendosnim nëpër foto na bënë të kuptonim se diçka nuk shkonte mes tyre.

-Advertisement-

Më pas burime pranë çiftit konfirmuan për Blitz.al se ata janë ndarë dhe shkaku ka qenë pikërisht: mos përputhje karakteri. Por vazhdojnë të ruajnë marrëdhënie të mirë miqësore.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera