Francesco Totti kapet në plazh me të dashurën 12 vjet më të re

Autori: Gazeta inFokus
10:26 | 04 November 2024
Paparacët nuk kanë mundur t’i shpërqendrojnë, ndaj çifti ka shijuar diellin dhe koktejet këto ditë në një plazh në Majami.
Futbollisti 48-vjeçar filloi një lidhje me Noemi Bocchi pas divorcit nga prezantuesja televizive Ilary Blasi në vitin 2022 pas 17 vjet martesë. Ata kanë tre fëmijë – djalin Cristian dhe vajzat Chanel e Isabel.
Mediat italiane shkruanin se Totti tradhtoi Ilary me Noemi. Sipas Il Messaggero, Totti dhe Bocchi janë duke pritur që të finalizohet divorci i tij në mënyrë që të martohen.
Bocchi (36) është një modele dhe prezantuese televizive italiane. Ajo ka studiuar në Universitetin Lumsa në Romë dhe ka qenë e martuar me biznesmenin Mario Caucci me të cilin ka dy fëmijë. Ata u martuan në vitin 2011, por vendosën të divorcohen në vitin 2018. Katër vjet më vonë, Noemi filloi të takohej me Tottin.
Francesco Totti është një nga futbollistët më të mëdhenj italianë të të gjitha kohërave. Ai e kaloi karrierën në Romë duke shënuar 307 gola në 786 ndeshje dhe fitoi kampionatin italian në 2001. Me klubin e jetës fitoi dy kupa të tjera dhe një superkupë dhe me Italinë ishte kampion bote në Gjermani më 2006.
Totti e mbylli karrierën profesionale shtatë vjet më parë, por tani mendon të rikthehet: “Kishte klube nga Seria A që më thirrën. E pranoj që më bënë të mendoj pak. Është e vështirë për t’u arritur, por kurrë mos thuaj kurrë në jetë”.

Të tjera
-
Kelmendi: Pse Albin Kurti e lavdëroi sot Vuçiqin?!
Gazetari Adriatik Kelmendi ka komentuar deklaratën e Kurtit se vetëm në Kosov...
-
Kupchan: Mendoj se është vetëm çështje kohe kur Kosova do të jetë në NATO
Charles Kupchan, ish-këshilltari i Barack Obamës, ka thënë se është çështje k...
-
Cakolli i KDI ia gjen Kurtit edhe 18 shtete të tjera ku partia e parë ka fituar më shumë se e dyta dhe e treta bashkë
Eugen Cakolli i KDI-së ka shkruar në profilin e tij në “facebook”, duke tregu...
-
“Koha ka mbaruar, fitorja do të jetë e jona”, vazhdojnë protestat masive të studentëve në Serbi – policia përdor gaz lotsjellës
Protesta “Shihemi në Vidovdan”, e thirrur nga lëvizja studentore, filloi sot ...
-
Hapet “Tuneli i Kurrizit”, i transformuar krejtësisht
Tuneli i Kurrizit është hapur të shtunën pas disa muajsh punime për transform...
-
Përfshihet nga fla*kët një shtëpi në Lupç të Podujevës, s’dihet për të lënduar
Një shtëpi është përfshirë nga flakët në fshatin Lupç të Podujevës. Nuk di...
-
Ish-këshilltari i sigurisë së Trump: Marrëveshja Kosovë-Serbi nuk mund të imponohet nga jashtë
Edhe pse Ballkani në sytë e ish-këshilltarit të sigurisë së presidentit Donal...
-
Arrestohet 38-vjeçari nga Kosova në Ulqin, dyshohet se shkaktoi një zja*rr pasi e gjuajti cigaren
Një 38-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia e Malit të Zi, si i dysh...
-
Fëmijë i braktisur në veturë në 43°C – policët thyejnë xhamin për ta shpëtuar
Një foshnjë u shpëtua nga një situatë potencialisht fatale në qytetin Corona ...
-
Bajrami: Propozimet e Kurtit janë shkelje flagrante kushtetuese
Shefja e GP Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas takimit të...
-
Aksident mes gjashtë veturave në Tiranë, lëndohen dy policë e një qytetar
Gjashtë vetura janë përfshirë në një aksident në Tiranë. Si pasojë e aksid...
-
Çmimi i naftës në botë drejt rënies më të madhe në dy vjet
Çmimet e naftës u rritën të premten, megjithatë projeksionet po tregojnë se d...