Lajme

Francë, zbulohet rastësisht plani i sulmit me bomba ndaj bankave

Autori: Gazeta inFokus 16:03 | 07 September 2017

Alarmi i rastësishëm i një tregtari lokal në Francë ka ekspozuar një komplot të gjerë terrorist për vendosje bombash nëpër banka.

Ministri i Brendshëm francez Gerard Collomb sqaroi se policët ishin drejtuar të shkonin në një apartament të lagjes jugore të Parisit, Vilzhyif, ku kanë gjetur 100 gramë eksplozivë të rrezikshëm.

Tre persona janë vënë në pranga, por ata mohojnë të kenë pasur ndonjë qëllim terrorist e për verifikime të mëtejshme situatën, autoritetet janë duke kontaktuar përmes telefonit me persona në Siri.

-Advertisement-

“Ata kanë dashur të hedhin në erë banka me këtë lloj lënde të fortë shpërthyese dhe nga ajo që ne shohim, kanë lidhje me terroristët, ndaj dhe hetimi ynë do të përqendrohet në këtë drejtim”, deklaroi Collomb.

Eksplozivi me triaceton triperoksid preferohet nga xhihadistët për shkak se është relativisht i lehtë për tu prodhuar. Një eksploziv i tillë u përdor nga sulmuesit në Paris dy vjet më parë, e gjurmë të tij u gjetën muajin e kaluar edhe në gërmadhat e shtëpisë së shkatërruar në verilindje të Spanjës, në vigjiljen e sulmit të Barcelonës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera