Lajme

Francë, përkeqësohet situata si pasojë e COVID-19, pritet ashpërsimi i masave

Autori: Gazeta inFokus 18:08 | 24 February 2021

“Situata në luftën kundër COVId-19 po degradon në Francë dhe është shumë shqetësuese në dhjetëra rajone”, deklaroi sot zëdhënësi i qeverisë franceze, Gabriel Attal.

”Ky përkeqësim sjell masa të shpejta dhe të forta”, theksoi zëdhënësi duke njoftuar se kryeministri, Jean Castex do të mbajë një konferencë shtypi nesër, raporton ATSh.

“Në Francë, që numëron në total 100 rajone, disa territore kanë vendosur të njëjtat vendime, masa të shpejta dhe të forta përballë rreziqeve të mundshme para nesh”, nënvizoi Gabriel Attal në përfundim të Këshillit të Ministrave.

-Advertisement-

“Përballë kësaj situate, ne nuk hezitojmë të marrim masa dhe vendime të shpejta dhe të forta”, shtoi ai duke përmendur masat e fundit të marra në Moselle apo në një pjesë të Côte d’Azur në juglindje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera