Lajme

Francë, “apokalips” në ishullin e Korsikës

Autori: Gazeta inFokus 13:08 | 25 July 2017

Ishulli i Korsikës, në Francë, është përfshirë nga zjarret masive që kanë marrë përmasa të frikshme.

Sipas autoriteteve lokale, të cituara nga mediat franceze, flakët janë përhapur dhe kanë përfshirë 900 hektarë tokë pyjore të ishullit.

Gjithashtu, deklarojnë burimet, zjarri kërcënon shumë banesa në lokalitetin Bigulia, ku qindra zjarrfikës po luftojnë me flakët.

-Advertisement-

Në këtë zonë shumë banorë janë evakuuar për shkak të rrezikut që vjen jo vetëm nga flakët, por edhe nga tymi që ato lëshojnë e që mund të çojë në asfiksi.

“Unë jetoj këtu, është një apokalips i vërtetë. Nuk mund të shkojmë në shtëpi sepse gjithça është e rrethuar nga zjarri, kështu që do të shkojmë t’u japim një dorë zjarrfikësve”, thotë një banor.

Shumë banorë të tjerë e kaluan natën në një palestër të mbushur me shtretër. Një nga shkaqet e zjarrit është thatësira si pasojë e motit të nxehtë, por autoritetet dyshojnë se bëhet fjalë edhe për akte të qëllimshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera