Lajme

Francë, 412 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në spitale — mbi 12.000 viktima gjithsej

Autori: Gazeta inFokus 22:41 | 09 April 2020

Epidemia e koronavirusit ka vrarë gjithsej 12 210 njerëz në Francë, që nga fillimi i saj në mars, përfshirë 8 044 në spital dhe 4 166 në azilet e pleqve, njoftoi sot Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetësisë, Jérôme Salomon.

“Për herë të parë, që nga fillimi i epidemisë, numri i pacientëve në kujdesit intensiv është zvogëluar në 24 orët, me 7 066 pacientë, 82 më pak se shifrat e djeshme”, tha Salomon .

Në azilet e pleqve bilanci u rrit me 929 vdekje, por numërimi ka filluar vetëm në fund të marsit dhe dje nuk u pvrditësua për shkak të një problemi teknik.

-Advertisement-

Presidenca tashmë ka paralajmëruar se masat e kontrollit, në fuqi në Francë që nga 17 marsi, do të zgjaten, por nuk ka specifikuar periudhën e kësaj kohëzgjatjeje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera