Rajoni dhe Bota

Franca vendos orën policore në 54 departamente, preken 46 milionë persona

Autori: Gazeta inFokus 20:27 | 22 October 2020

Kryeministri francez, Jean Castex, ka njoftuar shtrirjen e mbylljes në 38 departamente të reja dhe në Polinezi, nga ora 21:00 deri në orën 06:00 e mëngjesit, për një kohëzgjatje prej gjashtë javësh, duke i çuar në 54 territoret e përfshira në izolim. Masat do të hyjnë në fuqi duke filluar nga e premtja në mesnatë dhe do të prekin 46 milionë njerëz.

“Është e qartë, që javët në vijim do të jenë të vështira dhe shërbimet tona spitalore do të vihen në provë “, tha Castex, raporton A2.

Kryeministri tha se masat e bllokimit do të qëndrojnë në vend për gjashtë javë, duke shtuar se situata do të vlerësohet javën e ardhshme dhe se rregullat e izolimit mund të shtrëngohen nëse është e nevojshme.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera