Lajme

Franca tregon kushtin për Serbinë për të hyrë në BE

Autori: Gazeta inFokus 12:17 | 25 February 2019

Franca i ka bërë me dije Serbisë, se gjendja aktuale e Bashkimit Evropian nuk lejon pranimin e anëtarëve të rinj.
Ministrja përgjegjëse për çështjet evropiane në qeverinë franceze, Natalie Loazo, tha se vendi i saj beson se Serbia ka perspektivë evropiane, por thekson se gjendje aktuale e BE-së, nuk lejon pranimin e ri në ‘kushte të kënaqshme’.

Ajo shtoi se Mali i Zi dhe Serbia tashmë kanë hapur 16 nga 35 kapitujt drejt BE-së.
“Për shkak se ne jemi miqtë tuaj, ne kemi një detyrim për të ju thënë të vërteten. Gjendja aktuale e BE-së nuk lejon pranimin e anëtarëve të rinj, duke pas parasysh kushtet”, tha ajo.
Ajo tha gjithashtu se është e nevojshme të reformohet BE-ja dhe të kontrollohet funksionimi i saj.
Loazo nuk hezitoi t’i tregojë Serbisë se arritja e një marrëveshje me Kosovën vazhdon të jetë kusht për rrugën drejt BE-së.
Kur e pyetën se cilat janë sfidat më të mëdha të Serbisë në negociatat e pranimit, Loazo tha se ka dy sfida: Fuqizimin e sundimit të ligjit dhe domosdoshmërish arritjen e një marrëveshje me Kosovën.
Ajo tha poashtu se Franca dhe BE-ja kanë kërkuar prej kohësh nga Beogradi dhe Prishtina që të normalizojnë marrëdhëniet, në mënyrë që të planifikojnë së bashku të ardhmen e paqes dhe prosperitetit, duke shtuar se vendi i saj mbështet dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe është gati të japë kontributin e saj të plotë, shkruan Indeksonline.

“Nuk nënvlerësojmë vështirësitë e hasura nga dialogu që na viti 2018, as tensionet që dalin prej tyre. Gjithkush duhet të marrë përgjegjësinë e vet. Franca i bëri thirrje Prishtinës që menjëherë të shfuqizojë taksën 100% që ka vendosur ndaj mallrave serbe dhe atyre të Bosnje Hercegovinës. Nuk mund të ketë dialog, pa minimumin e besimit në mes dy vendeve”, ka shtuar ministrja francez

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera