Lajme

Franca thotë se metoda e Trumpit për ta luftuar krizën e Koresë Veriore mbase e gabuar

Autori: Gazeta inFokus 11:10 | 27 Shtator 2017

Dyluftimi verbal i Donald Trumpit me Korenë Veriore mbase nuk është metoda më e mirë për ta luftuar krizën bërthamore, ka thënë ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian.

Ai i ka bërë thirrje presidentit amerikan ta përqendrojë vëmendjen në rritjen e presionit diplomatik ndaj Penianit, transmeton Express.

“Metoda e Trumpit mbase nuk është mënyra më e mirë, por në të njëjtën kohë nuk duhet t’i përziejmë përgjegjësitë”, Le Drian për BFM TV.

-Advertisement-

Le Drian e ka përsëritur se nevojitet presion maksimal ndaj Penianit në mënyrë që të detyrohet të rikthehet në tavolinën e bisedimeve, por paralajmëroi se ekziston rreziku i një përshkallëzimi aksidental ushtarak.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy