Lajme

Franca regjistron mbi 360 ​​mijë raste të reja me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 07:15 | 13 January 2022

Në Francë në 24 orët e fundit janë infektuar me koronavirus 361.719 persona, ndërsa kanë vdekur 249 pacientë, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik.

Sipas gazetës “Parisien”, presioni ndaj spitaleve është në rritje, pasi në 24 orët e fundit janë shtruar 2.806 persona, ndërsa në spitale janë gjithsej 23.900 persona.

Prej disa ditësh më shumë se 300 mijë persona janë infektuar në baza ditore. Nga pacientët e shtruar në rianimim janë transferuar 381 persona, ndërsa gjithsej 3.985 prej tyre. 126.305 persona kanë vdekur në Francë që nga fillimi i epidemisë, shkruan “Parisien”.

Etiketa:

Të tjera