Franca pozicionon 45 mijë oficer të policisë për t’u përballur me trazirat

Autori: Gazeta inFokus
23:08 | 30 June 2023
Më shumë se 900 persona janë arrestuar në Francë, ndërsa policia ka thënë se mosha mesatare e të arrestuarve është 17 vjeç. Autoritetet franceze kanë pozicionuar 45 mijë oficer të policisë për t’u përballur me situatën.
Si pasojë e trazirave në Francë, ministri i Punëve të Brendshme Gerald Darmain ka kërkuar ndërprerjen e qarkullimit të autobusëve publik dhe tramvajeve nga ora 21:00. Ndërkohë në gjithë Francën janë ndërprerë të gjitha ngjarjet e organizuara të karakterit më të madh.
Ora policore ndërkohë vazhdon të aplikohet në disa zona. Në Clamart – periferi të Parisit, zona e pare e cila aplikoi orën policore, ka thënë se ajo zgjat nga ora 21 deri në ora 6 të në nesërmes.
E për shkak të vjedhjeve nepër dyqane, autoritetet në Saint-Deni – një Komunë në veri të Parisit, ka thënë se bizneset duhet t’i mbyllin dyert nga ora 22 deri në ora 05 të ditës vijuese.
Ministri I Punëve të Brendshme Gerald Darmain ka kërkuar ndalimin e shitjes së mjeteve piroteknike dhe gjësendeve tjera të ndezshme. Nga më shumë se 900 personat e arrestuar, policia ka thënë se mosha mesatare e të arrestuarve është 17 vjeç, e disa madje ishin 13 vjeçar. Prandaj, presidenti i Francës Emanuel Macro, kërkoi sot nga prindërit që fëmijët e tyre t’i mbajnë larg trazirave.
Qeveria e Francës mbrëmjen e sontme ka pozicionuar 45 mijë officer policie për të përballur me situatën aktuale.
E kryeministrja Elisabeth Borne ka thënë se policia do t’I përdorë edhe automjetet e blinduara për të parandaluar përhapjen e trazirave në tërë vendin.
Për të tretën natë me radhë në Francë ka pasur trazira ku janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Trazirat kanë nisur pas vrasjes së një 17 vjeçari me prejardhje algjeriane. Presidenti Macron ka thënë se vdekja e të riut është instrumentalizuar ndërsa situatën e ka quajtur të papranueshme dhe pajustifikueshme.

Të tjera
-
Një muaj paraburgim ndaj avokatit dhe zyrtarit të gjykatës në Prizren, dyshohen për ushtrim të ndikimit
Gjykata Themelore në Gjilan ua ka caktuar nga një muaj paraburgim tre të pand...
-
Tragjedi në Tiranë: 52-vjeçari humb jetën pasi i bie në kokë bojleri
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, ku një 52-...
-
Gjendet pa shenja jete një shtetas turk në Prishtinë
Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në rrugën “Fan Noli” në Prishtinë, ku...
-
Gashi qesh me Haxhiun, i uron “suksese” pas ndërprerjes së sërishme të seancës konstituive, ajo: Faleminderit Arben, shihemi!
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi i uroi suksese Albulen...
-
Kurti e gjeti rrugën pa kamera – sot hyri nga parkingu
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sot gjeti një tjetër hyrje për ...
-
Behrami: Deputeti Kurti është duke i dënuar edhe votuesit e vet
Artan Behrami, deputeti nga radhët e PDK-së, tha se ky bllokim nga LVV është ...
-
Çitaku me apel: Qytetarët nuk votuan për bllokadë, është koha për reflektim
Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka ...
-
Përsëritje pa ndryshim: Kuvendi sërish pa komision, dështim i 21-të
Për të 21-ën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës ka dështuar t...
-
Kryeziu: Problemi i opozitës s’është tek Haxhiu, por tek Kurti
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu ka thënë se partitë nuk ...
-
Sipas Bahtirit, VV po bën përpjekje për zhbllokim: 21 orë janë shumë, jo 21 ditë
Deputeti i Vetëvendosjes Agim Bahtiri pak para vazhdimit të 21- të të seancës...
-
Rexhepi: Jemi të gatshëm edhe për zgjedhje
Zëvendëskryeministrja në detyrë Emilja Rexhepi, sot para mediave ka thënë se ...
-
Time Kadrijaj: S’ka ndryshim qëndrimi, Vetëvendosje të ndryshojë kandidatin e qasjen e saj
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, tha se partia e saj edhe në seancën e sotm...