Lajme

Franca përkrahë Kosovën në reduktimin e ndotjes së ajrit

Autori: Gazeta inFokus 12:17 | 27 November 2018

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert, me të cilin kanë biseduar për projektet e përbashkët dhe mundësitë për bashkëpunime të reja në fushën e mjedisit.

Matoshi ka prezantuar angazhimet e tij në përmirësimin e gjendjes së mjedisit në vend, duke përfshirë reduktimin e ndotjes së ajrit, trajtimin e ujërave të zeza, fushatën e pastrimit të Kosovës, udhëzimin administrativ për ndëshkime me gjoba mandatore për të gjitha ata që hedhin mbeturina jashtë vendeve të caktuara apo djegin ato etj.

Matoshi ka folur edhe për projektin e ndërtimit të impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Prishtinë duke vlerësuar lartë bashkëpunimin me qeverinë franceze për realizimin e këtij projekti, me ç ‘rast theksoi që krahas ndërtimit të impiantit është shumë e nevojshme që të ndërtohen edhe kolektorët në kryeqytet.

-Advertisement-

Ambasadori francez u shpreh i kënaqur me angazhimin e palës kosovare për realizimin e projektit për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza dhe ofroi gatishmërinë e tij që të përkrahë ministrinë e mjedisit edhe në fushën e ajrit, përafrimin e legjislacionit me BE-në, ndërtimin e ujëmbledhësve të ri të Kosovë etj.

Në fund ministri Matoshi kërkoi nga ambasadori përkrahjen e shtetit francez për anëtarësimin e Kosovës në organizatat dhe fondet globale në fushën e mjediset, për të cilën kërkesë ai mori premtimin e ambasadorit që shteti që ai përfaqëson do të angazhohet në këtë drejtim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera