Franca padit adoleshenten myslimane që dyshohet se gënjeu se është goditur nga mësuesja e saj
Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 28 March 2024
Shteti francez do të ngrejë një padi kundër një adoleshenteje muslimane, e cila dyshohet se akuzoi në mënyrë të rreme drejtoreshën e shkollës se e kishte goditur gjatë një debati të ashpër, sepse ajo këmbënguli të mbante shaminë e saj.
Sipas BBC, drejtoresha – emri i të cilit nuk është bërë i ditur – kërkoi nga tre studente në fund të shkurtit që të hiqnin shamitë e tyre , të cilat janë të ndaluara sipas ligjit francez.
Dy nga vajzat respektuan udhëzimin, por e treta ka reaguar ashpër, duke shkaktuar një përplasje të ashpër verbale. Kjo vajzë më vonë ka pohuar se mësuesja e ka goditur, por gjatë hetimeve të kryera nga autoritetet nuk u gjet asnjë provë për një gjë të tillë.
Në ditët pas sherrit, drejtoresha mori kërcënime me vdekje në rrjetet sociale dhe njoftoi dorëheqjen.
Kërcënimi i dhunës nga ekstremistët myslimanë po merret jashtëzakonisht seriozisht në shkollat franceze pas sulmeve vdekjeprurëse ndaj dy mësuesve.
Kujtohet se Samuel Paty u vra në periferi të Parisit në vitin 2020 dhe Dominique Bernard humbi jetën në shkollën ku jepte mësim në Arras pesë muaj më parë.
Dy persona janë marrë në paraburgim në lidhje me kërcënimet e fundit të marra nga drejtoresha e cila dha dorëheqjen “për të mbrojtur veten dhe shkollën”, thuhet në letrën e tij.
Ndonëse nuk bëhen të ditur emrat e të arrestuarve, bëhet fjalë për persona që nuk kanë lidhje me shkollën, siç sqaroi Ministria franceze e Arsimit.
Në komente, kryeministri francez Gabriel Attal njoftoi se shteti do të ngrente padi ndaj vajzën për pretendimet e saj të rreme, ndërsa politikanët si nga e djathta ashtu edhe nga e majta shprehën zemërim që karriera e një mësueseje të respektuar u mbyll para kohe nga një fushatë urrejtjeje në internet.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...