Lajme

Franca ngrin 800 milionë dollarë të oligarkëve rusë

Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 23 March 2022

Zëdhënësi i qeverisë së Francës, Gabriel Attal, ka njoftuar se autoritetet franceze kanë ngrirë 800 milionë dollar në asete që u përkasin oligarkëve rus, shkruan CNN, transmeton Gazeta Infokus.

Ai tha se kjo është pjesë e sanksioneve pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

“Nuk do të ketë tabu nëse duhet të shkojmë më tej,” tha Attal për çdo sanksion shtesë.

-Advertisement-

Raundi i fundit i sanksioneve të Bashkimit Evropian në fillim të marsit kundër Rusisë përfshinte masa që synonin 160 oligarkë dhe politikanë rusë.

Kujtojmë se sot janë bërë 28 ditë që nga fillimi i sulmeve të para nga forcat ruse në territorin e Ukrainës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University

Të tjera