Sport

Franca në zi, vdes legjenda e futbollit

Autori: Gazeta inFokus 20:33 | 26 March 2020

Ish-trajneri i ekipit Kombëtar të Francës në vitet 1976-1984, Mishel Hidalgo, është shuar këtë të enjte pak pas mesdite në Marsejë.

Të dielën e shkuar pat festuar 87-vjetorin e lindjes, ndërsa mediat franceze raportojnë se ka vdekur për shkak të një sëmundjeje të gjatë, që e pat dobësuar shumë dhe jo prej pandemisë së koronavirusit.

Me shuarjen e tij mbyllet një nga kapitujt më të bukur të futbollit francez. Si trajner i Francës ai fitoi kampionatin evropian të vitit 1984 dhe luajti një gjysmëfinale botërori në Spanjë, ku u eliminua nga Gjermania pas 11-metërshave.

-Advertisement-

Në krye të një gjenerate të artë, Hidalgo krijoi një ekip bazuar te loja e bukur, ku kryefjala ishte “kënaqësia”, duke u mbështetur te kuadradi magjik Platini-Zhires-Tigana-Zhenzhini (më pas Luis Fernandez), transmeton BW.

Bir i një sipërmarrësi spanjoll, ai lindi në Lefrinkuk, në skajin më verior të Francës dhe e nisi karrierën si lojtar te Lë Havri përpara se të bashkohej me Reimsin e Rajmond Kopas, ku fitoi titullin kampion në Francë dhe humbi finalen e parë të Kupës së Kampioneve përballë Realit të Di Stefanos.

Karrierën si lojtar e mbylli te Monako, ku fitoi dy tituj të tjerë kampionë dhe dy Kupa të Francës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera