Lajme

Franca në alarm për përmbytjet

Autori: Gazeta inFokus 11:14 | 25 January 2018

Që mëngjesin e të martës agjencia kombëtare e motit për Francën vendosi 30 departamente në alarm për shkak të përmbytjeve.

Ky është alarmi i dytë më i lartë dhe tregon që qytetarët janë këshilluar të jenë shumë vigjilentë ndaj rrezikut që sjell me vete moti i keq. Ndërsa Sena, në kryeqytet do të arrijë nivelin e 5.7 metrave thellësi, rrugët anash tij në qytetin juglindor të Lionit janë zhytur tërësisht nën ujë. Drejtuesit e një kompanie turistike që vepron në Soane, një nga dy lumenjtë e qytetit, thonë ndërkohë se punonjësit në zyrat e tyre kanë përdorur barkat për të shkuar në punë në mëngjes. Sipas tyre, përmbytje të tilla nuk janë parë në qytet që nga viti 2001.

Shkak për këto përmbytje është bërë shiu i rrëmbyeshëm që ka mbërthyer pjesën më të madhe të Francës prej të paktën tre ditësh. Përvec Parisit, Normandia, jugperëndimi dhe pjesë të tjera të vendit në lindje janë ndër më të prekurat.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera