Lajme

Franca nderon policin e vrarë në sulmin terrorist

Autori: Gazeta inFokus 10:15 | 25 March 2018

Franca ka nderuar sot zyrtarin policir i cili ka vdekur për të shpëtuar jetët e pengjeve të marra gjatë sulmit të një islamisti të armatosur të premten.

Arnaud Beltrame, 44 vjeçar, është qëlluar me armë zjarri dhe është therur me thikë, pasi ka ndërruar vendet me njërin nga pengjet.

Flamujt janë në gjysmë-shtizë në bazat e xhandarmërisë në gjithë Francën.

-Advertisement-

Vëllai i tij Cedric ka thënë se hapat e Arnaud kanë qenë “përtej detyrës së tij”.

“Ai e ka dhënë jetën për dikë të huaj. Nëse kjo nuk e bën atë hero, atëherë nuk e di se çfarë mund ta bëjë”, ka thënë ai për një radio franceze.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka nderuar policin duke thënë se ai ka “vdekur si hero” dhe se ai meriton “respektin dhe admirimin e gjithë kombit”.

Kryeministrja britanike, Theresa May ka thënë se “sakrifica” e policit nuk duhet të harrohet.

Hapat e tij kanë ndihmuar që të pëfundojë sulmi në të cilin kanë vdekur tre persona.

Islamisti radikal, Redouane Lakdim, është identifikuar edhe vrarë më pas nga policia.

Edhe 16 persona të tjera janë plagosur në sulmin që Macron e ka cilësuar akt të “terrorizmit islamist”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera