Rozë

Franca ndalon modelet shumë të dobëta

Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 06 May 2017

Një ligj në Francë që dënon punën e modeleve mjaft të dobëta ka hyrë tashmë në fuqi.

Modeleve do tu duhet të kenë një certifikatë nga doktori mbi gjendjen e tyre të përgjithshme fizike, me theks të veçantë tek Indeksi i Masës Trupore(BMI), një matje e peshës në lidhje me gjatësinë.

Ministri i Shëndetësisë thotë se qëllimi është të luftojnë çregullimet e ushqyerjes dhe idealet e papranueshme të bukurisë. Ndërkaq, fotot e modifikuara në mënyrë dixhitale duhet të etiketohen nga 1 tetori. Pamjet ku pamja e një modele është manipuluar duhet të kenë shenjën “fotografi e retushuar”.

-Advertisement-

Versioni i mëparshëm i ligjit sugjeronte një BMI minimale për modelet, duke shkaktuar protesta nga të gjitha agjencitë e modës në Francë. Por versioni final, pas kthimit mbrapsht nga deputetët në 2015, i jep të drejtën doktorëve të vendosin nëse modelja është shumë e dobët, duke llogaritur peshën, moshën dhe formën e trupit.

Punëdhënësit që do të thyejnë ligjin do të përballen me një gjobë 75 mijë euro, deri në 6 muaj burg. Franca nuk është vendi i parë që nxjerr ligje për modelet nënpeshë, pasi dhe Italia, Spanja dhe Izraeli e kanë bërë këtë. Anoreksia prek në Francë 30-40 mijë njerëz, 90% e të cilave janë femra.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera