Sport

Franca mposhtë Suedinë dhe fiton grupin e tretë të Ligës A të Kombeve

Autori: Gazeta inFokus 22:52 | 17 November 2020

Franca e ka mposhtur Suedinë me rezultat 4-2, në takimin e luajtur në kuadër të xhiros së 6-të dhe të fundit të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve, shkruan Gazeta inFokus.

Në ndeshjen e zhvilluar në Paris, golat për francezët i shënuan Olivier Giroud (16’ dhe 59’), Benjamin Pavard (38’) dhe Kingsley Coman (90+5’), ndërsa për suedezët realizuan Viktor Claesson (5’) dhe Robin Quaison (88’).

Më këtë fitore Franca e ka fituar grupin e tretë të Ligës A me 16-të pikë të arkëtuara, ndërsa Suedia ka mbetur e fundit me vetëm tri pikë.

-Advertisement-

Franca si triumfuese e këtij grupi do të luaj në ‘Play-Off’, ku do të kërkoj ta fitoj edicionin e dytë të Ligës së Kombeve./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera