Sport

Franca mposht Spanjën në fundin dramatik të finales së Ligës së Kombeve

Autori: Gazeta inFokus 22:52 | 10 October 2021

Franca e ka mposhtur Spanjën me rezultat 2-1, për të fituar trofeun e Ligës së Kombeve.

Finalja e garës më të re të UEFA-s që u zhvillu në stadiumin ‘San Siro’, kishte disa aksione të bukura nga të dyja palët.

Gjelat e filluan takimin më mirë, duke dominuar, me Karim Benzeman që në minutën e gjashtë tentoi të gjente ndonjë bashkëlojtar në zonë, por harkimi i tij u bllokua.

-Advertisement-

Rasti më kontrovers në këtë takim ishte kur Jules Kounde (31’), luajti me dorë, por VAR-i bëri me shenjë se nuk ishte e qëllimshme dhe Spanja nuk mori penallti.

Më pas, Franca lëshoi edhe një mundësi të mirë përmes Benzemas që nuk arriti të kthehej me kohë, për të pasuar te bashkëlojtarët, duke e humbur topin.

Spanja tentonte më shumë nga kundërsulmet, por mbrojtja e francezëve ishte tejet stabile dhe nuk lëshoi hapësira.

Franca më pas mbeti pa Raphael Varanen në fushë, shkaku që pësoi lëndim dhe lëshoi vendin për Dayot Upamecanon në minutën e 43-të.

45 minutat e dytë filluan mjaftë furishëm, duke u shënuar dy gola të shpejtë.

Ishte minuta e 64-të, kur Furia e Kuqe e zhbllokoi sfidën me një gol të realizuar nga Mikel Oyarzabal, që u asistua nga Sergio Busquets.

Por, gëzimi i spanjollëve zgjati vetëm dy minuta, pasi Gjelat i barazuan shifrat në 1-1.

Ishte Karim Benzema që pranoi një asistim nga Kylian Mbappe në minutën e 66-të, për të realizuar një gol të bukur nga këndi i vdekur.

Derisa u mendua se ndeshja po shkonte në vazhdime, Mbappe nuk mendoi kështu dhe shënoi golin e epërsinë për Francën.

Ishte minuta e 80-të, kur Theo Hernandez asistoi për asin e PSG-së, që arriti të mposht me lehtësi Unai Simonin.

Kështu, Franca e fitoi trofeun, i dyti që jepet në garën më të re të UEFA-s, me Portugalinë që tani është nënkampion. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera