Franca mbështet Forcën e Armatosur të Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 08:20 | 19 September 2017
Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, gjatë një interviste “Zëri” ka theksuar se Kosova është një shtet i pavarur e sovran dhe ka të drejtë ta ketë një forcë të armatosur. Gjatë kësaj interviste ai ka folur edhe për demarkacionin me Malin e Zi, ku ka bërë të ditur se Arbitrazhi Ndërkombëtar nuk është zgjidhje pasi që, sipas tij, është një proces i cili zgjat shumë dhe kjo e vonon procesin e liberalizimit të vizave me BE-në.
Franca e përkrah Kosovën që ta ketë një forcë të armatosur, mirëpo insiston që procesi i krijimit të një force ushtarake të ndërmerret në kohën e duhur, duke marrë parasysh ndjeshmërinë e gjithë kosovarëve, në mënyrë që kjo forcë të jetë vërtet shumetnike dhe e pranuar nga të gjitha pjesët e shoqërisë.
Këto komente i ka bërë ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, duke shtuar se një vendim i tillë duhet të koordinohet me NATO-n dhe me aleatët e Kosovës, të angazhuar plotësisht për sigurinë e për stabilitetin e vendit dhe të cilët mund të mbështesin e të shoqërojnë transformimin e FSK-së.
“Kjo natyrisht duhet të bëhet duke respektuar kornizën ligjore të Kosovës dhe në këtë aspekt Kushtetuta e vendit specifikon se çfarë është në kompetenca të ligjit dhe për çfarë janë të domosdoshme ndryshimet kushtetuese”, sqaron Chabert.
Gjatë kësaj interviste për “Zërin” diplomati francez ka folur edhe për vendimin e kryeministrit Haradinaj që ta shkarkojë Komisionin për Demarkacion, ku, sipas tij, duhet respektuar vendimi i shefit të Qeverisë.
Sa i përket dërgimit të Marrëveshjes së Demarkacionit në Arbitrazh Ndërkombëtar, Chabert ka thënë se për këtë nevojitet marrëveshja mes dy palëve dhe nuk ka ndonjë indikacion që Mali i Zi është i gatshëm të pranojë të rihapë temën, të cilën e konsideron të zgjidhur përfundimisht.
“Nga ana tjetër, të kujtojmë se në rastin e mosmarrëveshjes territoriale midis Kroacisë dhe Sllovenisë, Gjykatës së Arbitrazhit të Përhershëm në Hagë i janë dashur tetë vjet për të marrë një vendim. Unë dyshoj që populli i Kosovës do të jetë i disponuar të presë kaq shumë kohë për liberalizimin e vizave”, ka nënvizuar ai.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...