Lajme

Franca krijon forcë të re kundër terrorizmit

Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 07 June 2017

Franca e ka krijuar sot një task forcë të re kundër terrorizmit, duke i bashkuar të gjitha shërbimet e inteligjencës, për t’i bashkërenduar kundërpërgjigjet ndaj sulmeve, një ditë pasi një student algjerian i sulmoi oficerët e policisë jashtë katedrales “Notre Dame” në Paris.

Presidenti i porsazgjedhur, Emmanuel Macron, i portretizuar nga rivalët e vet si i dobët në siguri gjatë fushatës presidenciale, ka urdhëruar muajin e kaluar krijimin e kësaj task force, transmeton Express.

Performancat e shërbimeve të inteligjencës franceze kanë qenë nënë shqyrtim të ngushtë që prej sulmeve të nëntorit 2015 në Paris, kur militantët e armatosur dhe kamikazë i sulmuan vendet e argëtimit nëpër kryeqytet, duke vrarë 130 persona.

-Advertisement-

Në total, më shumë se 230 persona janë vrarë në valën e sulmeve në Francë, të cilat ose janë inspiruar nga ISIS, osë përgjegjësinë për to e ka marrë ISIS, në dy vitet e fundit.

Në sulmin e djeshëm, studenti algjerian 40-vjeçar, i armatosur me një çekiç dhe thika të kuzhinës, bërtiti “kjo është për Sirinë” teksa e sulmoi dhe plagosi një oficer të policisë, para se oficerët e tjerë ta qëllonin atë me armë zjarri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera