Franca: Kosova nuk trajtohet ndryshe nga shtetet tjera që e kanë fituar së voni liberalizimin

Autori: Gazeta inFokus
16:17 | 17 October 2022
Në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express një burim nga Ministria e Punëve të Jashtme të Francës ka thënë se sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave, Kosova nuk është duke u trajtuar ndryshe nga shtetet e tjera që kanë marrë liberalizimin e vizave kohëve të fundit dhe kanë specifikuar se diskutimet në Bruksel janë duke vazhduar.
“Kosova nuk trajtohet ndryshe nga vendet tjera që kanë përfituar kohët e fundit nga liberalizimi i vizave. Diskutimet po vazhdojnë në Bruksel”, ka thënë për Express një burim nga MPJ e Francës.
Gjithashtu ky burim nga “Quai d’Orsay” ka theksuar se në deklaratën e përbashkët me Gjermaninë dhe Poloninë është dhënë mbështetje për liberalizimin e vizave dhe njihet përpjekja e Republikës së Kosovës për liberalizim vizash.
Ky burim nga Parisi ka thënë se përmes komunikatës së lëshuar nga „Trëkëndëshi i Weimarit“ theksohet përkushtimi i Francës për Ballkanin Perëndimor i cili kohëve të fundit po tregohet edhe përmes mbështetjes për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë nga niveli më i lartë politik i Francës.
“Ministrat për Çështjet Evropiane të Francës, Gjermanisë dhe Polonisë (Trekëndëshi i Weimarit) në shatator kanë bërë thirrje për progres sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën. Ky qëndrim mbështetës përbën një njohje të përpjekjeve të bëra nga Republika e Kosovës. Ai gjithashtu thekson përkushtimin e Francës në dhe për Ballkanin Perëndimor, i cili është materializuar për shembull në përpjekjet e suksesshme për të ndërmjetësuar një marrëveshje midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut ose, edhe më së fundi, në riafirmimin në nivelin më të lartë politik të mbështetjes së saj aktive për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Republikës të Kosovës dhe të Serbisë“, ka thënë për Express ky burim nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Pas takimit të fundit të Grupit Punues për viza ka pasur raportime në media se Franca e përkrahur nga disa shtete të tjera po e kushtëzon heqjen e vizave për Kosovën me funksionalizimin e sistemit ETIAS. Për këtë çështje presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar ambasadorin e Francës në Prishtinë, ku edhe ka kërkuar të mos ndërlidhet vendimi politik i shteteve anëtare me sistemin ETIAS.
Nga Komisioni Evropian ndërkohë kanë thënë se sistemi ETIAS pritet të funksionalizohet në nëntor 2023.

Të tjera
-
BE-ja për urat mbi Ibër: Çdo projekt kërkon koordinim të ngushtë dhe dialog mes komuniteteve
Një zëdhënës i Bashkimit Evropian i ka thënë të hënën Radios Evropa e Lirë se...
-
Kosova dhe Luksemburgu me Memorandum Mirëkuptimi, mbështetja në vlerë prej dhjetëra miliona eurosh
Kosova dhe Luksemburgu kanë nënshkruar sot Memorandumin e Mirëkuptimit mes dy...
-
MASHTI publikon rezultatet e Testit të Arritshmërisë
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka publikuar rezu...
-
Koca: Nëse bllokohet Gjykata Kushtetuese, Kosova rrezikon anarki institucionale
Analisti Milazim Koca ka komentuar zhvillimet lidhur me moskonstituimin e Kuv...
-
Paradoksi urban, mbi 200 mijë banesa të pabanuara në Kosovë
Në Kosovë janë evidentuar 581 mijë e 95 banesa, nga to, 356 mijë e 959 janë t...
-
Zjarret në Istog, Bekë Berisha shpreh shqetësimin për sigurinë e njerëzve: Faleminderit zjarrfikësve dhe KFOR-it
Deputeti Bekë Berisha ka shprehur shqetësimin e tij me zjarret në Istog. “...
-
Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, Deliu: Policia duhet të jetë garant i rendit dhe sigurisë, jo faktor frike dhe dhune
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar për vdekjen e 27-vjeçarit n...
-
Ngërçi politik, a janë në rrezik mandatet e deputetëve?
Për situatën politike të krijuar në Kuvendin e Kosovës, një deputete e Kuvend...
-
Zjarr afër tunelit të Stankovecit, ndërpritet qarkullimi në pikëkalimin kufitar të Hanit të Elexit
Siç njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar pala maqedonase ka njoftuar...
-
Përparim Rama akuza Qeverisë për bllokim të buxhetit: Rrezik alarmant, janë prekur të gjitha shërbimet jetike
Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama nëpërmjet një postimi në faceb...
-
Raportohet se janë suspenduar pesë policë pas rastit të 27-vjeçarit që vdiq në Lipjan
Pesë zyrtarë policorë në Lipjan janë suspenduar nga Inspektorati Policor i Ko...
-
Publikohen rezultatet në testin e arritshmërisë, nxënësit arrijnë sukses në histori, dështojnë në kimi e matematikë
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton se ka pub...