Lajme

Franca kërkon zbatimin e të gjitha marrëveshjeve nga dialogu në Bruksel

Autori: Gazeta inFokus 11:37 | 25 November 2022

Presidenti i Senatit francez, Gerard Larcher, ka thënë se të gjitha marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të zbatohen.

Këto komente, Larcher i bëri gjatë një takimi me kryetaren e Grupit Parlamentar serb të Miqësisë me Francën, Jadranka Jovanoviq.

“Presidenti i Senatit vazhdoi duke thënë se mbështet plotësisht zbatimin dhe përmbushjen e detyrueshme të të gjitha marrëveshjeve, përfshirë edhe Marrëveshjen e Brukselit”, thuhet në njoftimin e Parlamentit serb.
Duke folur për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Jovanoviqi tha se “Beogradi është plotësisht i përkushtuar ndaj dialogut sepse është e vetmja rrugë për zgjidhjen e çështjeve të hapura”.Ajo theksoi rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit “dhe dispozitës më të rëndësishme të saj”, siç e konsideroi ajo formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera