Lajme

Franca e Gjermania përkujtojnë përvjetorin e fundit të LPB-së

Autori: Gazeta inFokus 07:13 | 11 November 2021

Franca dhe Gjermania sot do të përkujtojnë së bashku përvjetorin e Armëpushimit të datës 11 nëntor 1918 që i dha fund luftimeve të Luftës së Parë Botërore.

Një ceremoni ushtarake në vendin e ushtarëve të rënë në Prishtinë gjatë luftimeve në Frontin Lindor, do të mbahet më 11 nëntor në orën 11:00.

Ky vend ndodhet brenda varrezave të krishtere në afërsi të kampit të KFOR-it, Film City.

-Advertisement-

Sikurse vitin e kaluar, ceremonia do të jetë një mundësi për të dëshmuar miqësinë franko-gjermane, e cila përbën një simbolikë të fuqishme për pajtimin në Ballkan, si dhe të përçojë dëshminë për vuajtjet e të gjithë popujve të përfishirë në mizoritë e kësaj lufte

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera