Lajme

Franca e bindur se Ukraina do të jetë pjesë e BE-së

Autori: Gazeta inFokus 14:12 | 24 May 2022

Ministri i Francës për Europën, Clément Beaune, tha se ai është “i bindur” se Ukraina do të jetë pjesë e Bashkimit Europian, por proçesi do të jetë i gjatë, shkruan The Guardian.

Në fillim të këtij muaji, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, sugjeroi krijimin e një “bashkësie të re politike europiane” që do të krijonte një strukturë të re që lejon bashkëpunim më të ngushtë me vendet që kërkojnë anëtarësimin në BE”.

Beaune, tha në fillim të kësaj jave tha se mund të duheshin nga 15 deri në 20 vite që Ukraina të anëtarësohej në BE.

-Advertisement-

“Ne e dimë se anëtarësimi në bllok kërkon kohë dhe nuk ka mbetet tjetër veçse të presim. Ne duhet të rrisim shpresën e europianëve”.

Projekti i komunitetit politik europian nuk do të ishte një alternativë, këmbënguli ai në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministren e Ukrainës, Olga Stefanishyna.

Hapi tjetër do të ishte diskutimi i detajeve të nismës me partnerët europianë, theksoi Beaune./abcnews.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera