Franca do të trajnojë rreth 2.000 ushtarë ukrainas

Autori: Gazeta inFokus
16:46 | 16 October 2022
Franca ka njoftuar se do të furnizojë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore dhe do të zgjerojë një program trajnimi për ushtarët ukrainas.
Deri në 2.000 ushtarë ukrainas do të përfshihen në njësitë ushtarake në Francë për disa javë trajnime luftarake, trajnime më të specializuara në logjistikë dhe nevoja të tjera, dhe trajnime mbi pajisjet që Franca do t’ia jap Ukrainës, tha ministri i Mbrojtjes, Sebastien Lecornu, në një intervistë për Le Parisien.
“Ne po vërejmë faktin se lufta, mjerisht, do të zgjasë”, citon gazeta të ketë thënë ministri francez.
“Një brez i ri ushtarësh duhet gjithashtu të stërvitet”.
Franca kishte trajnuar edhe më parë trupat e artilerisë ukrainase për të përdorur obusët vetëlëvizës të Cezarit, që ajo ia kishte dhënë Ukrainës.
Ministri tha se bateritë e sistemeve të mbrojtjes ajrore, Crotale, që Franca po përgatit t’i dërgojë në Ukrainë “do të jenë veçanërisht të dobishme në luftën kundër dronëve dhe bombardimeve ajrore”.
Ai nuk specifikoi se sa prej tyre do të shkojnë në Ukrainë, por tha se “do të jetë e rëndësishme t’u mundësohet atyre të mbrojnë qiellin e tyre”.
Në gusht ushtria britanike njoftoi për 120 ditë do të trajnojë 10.000 rekrutë ukrainas në gjuajtje, dhënien e ndihmës së parë luftarake dhe për beteja në qytete./rel

Të tjera
-
Familjarët e viktimave në RMV bllokojnë spitalin: Nuk mund t’u bëni autopsi fëmijëve
Familjarët e viktimave të cilët humbën jetën si pasojë e zjarrit në një disko...
-
Flasin të mbijetuarit e tragjedisë në Koçan
Situatë e tensionuar në oborrin e spitalit të Koçanit, ku familjarët me çdo k...
-
Tragjedia në Koçan/ ‘Diskoteka’ ku shpërtheu zjarri më parë kishte qenë një magazinë e qilimave
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Maqedoni të Veriut, ku si pasojë e n...
-
“Diskoteka në Koçan nuk kishte leje të ligjshme operimi”, ministri i Brendshëm i RMV: 15 persona janë shoqëruar në polici
Ministri i Brendshëm maqedonas , Pançe Toshkovski ka bërë të ditur detaje të ...
-
Vdes edhe këngëtari i bendit që performoi në diskotikën në Koçan, e identifikoi bashkëshortja
Andrej Gjorgjieski, vokalisti i DNK-së, ka ndërruar jetë nga zjarri në disko ...
-
Lëshohen urdhër arreste ndërkombëtare për katër persona pas tragjedisë ku humbën jetën 59 të rinj në Koçan
Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski, ka d...
-
“S’më duhet jeta më” thotë një burrë pasi e humbi të vetmin fëmijë në tragjedinë e Koçanit
Të afërmit e viktimave të zjarrit janë mbledhur gjatë gjithë ditës përpara sp...
-
Kush është Joan Pelushi, Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse që pason Anastas Janullatosin
Joan Pelushi ka lindur në janar 1956 në Tiranë, në një familje bektashiane. ...
-
Hoti: KQZ ka dështuar të sigurojë proces zgjedhor kredibil e me integritet
Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti, ka thënë se KQZ ka dështuar të sigurojë një...
-
Vetaksident i rëndë në Drejë të Istogut
Në Drejë të Istogut ka ndodhur një vetaksident i rëndë. Nga pamjet që ka p...
-
TikTok-u ende funksional në Shqipëri, sa kohë kërkon bllokimi?
TikTok vazhdon të jetë në përdorim në Shqipëri, pavarësisht paralajmërimit pë...
-
Pamje të reja tregojnë se si digjẹt objekti i përdorur si diskotekë në Koçan, ndërsa njerëzit përpiqen ta shpëtojnë veten
Pamje të reja të zjarrit të tmerrshëm që përfshiu diskotekën e improvizuar “P...