Franca dhe Zvicra, shtetet që parapëlqehen nga shqiptarët kur aplikojnë për azil

Autori: Gazeta inFokus
10:34 | 22 November 2023
Aplikimet për azil të shtetasve shqiptarë drejt vendeve të BE-së kanë vijuar të jenë të ulëta edhe në shtator, sipas të dhënave të fundit të Eurostat, duke u ngadalësuar ndjeshëm në raport me dy vitet e mëparshme.
Sipas Eurostat, për 9-mujorin kishte gjithsej gati 5 mijë aplikime për azil në një nga vendet e BE-së, me një rënie prej 37% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Kjo tendencë është e ndryshme nga 2022-shi dhe gjysma e dytë e vitit 2021, kur pas “pushimit” në pandemi u konstatua një shtim i ndjeshëm i tendencës së shtetasve shqiptarë për tu larguar nga vendi. Për 9 mujorin 2022, aplikimet për azil, psh, u rritën me 25% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2021-t.
Por, pavarësisht ngadalësimit, shtatori ka shënuar një rritje të kërkesave për azil drejt Francës, që është dhe destinacioni kryesor i azilantëve për shkak të politikave më sociale që ndjek ky shtet. Në shtator kishte 230 kërkesa për azil nga shtetasit shqiptarë në Francë, nga 150 muajin e mëparshëm. Ky është dhe niveli më i lartë i kërkesave për azil në këtë shtet që nga shkurti (245).
Në të kundërt, drejt Gjermanisë tendenca ishte në rënie. Në shtator kishte vetëm 100 kërkesa për azil, nga 130 muajin e mëparshëm. Për Italinë, destinacioni i tretë më i madh pritës për azilantët, të dhënat nuk janë të disponueshme ende për shtatori, por në muajt e mëparshëm luhateshin në 90-160 në muaj.
Zvicra po bëhet një tjetër shtet ku po shtohen kërkesat, ndonëse në nivele të ulëta. Në shtator u shënua dhe niveli më i lartë i aplikimeve me 15 të tilla, ndërsa për disa muaj radhazi numri ishte zero.
Kërkesa totale për azil në Europë
Sipas Eurostat, në muajin gusht të këtij viti 91 735 shtetas jo të BE-së aplikuan për herë të parë për mbrojtje ndërkombëtare në vendet e BE-së, një rritje prej 19% krahasuar me gushtin e vitit 2022 (77 145).
Kishte gjithashtu 5 660 aplikime përsëritëse, një rënie prej 8% krahasuar me gushtin 2022 (6 165).
Shtetasit sirianë mbeten grupi më i madh i azilkërkuesve
Ashtu si në muajt e mëparshëm, në gusht 2023, sirianët vazhduan të ishin grupi më i madh i njerëzve që kërkonin azil (18 170 aplikantë për herë të parë). Pas tyre vinin afganët (9 785), turqit (7 970), venezuelasit (4 805) dhe kolumbianët (4 665).
Gjermania, Spanja, Franca dhe Italia morën 68% të të gjithë aplikimeve për azil për herë të parë
Ngjashëm me muajt e kaluar, në gusht 2023, Gjermania (29 110), Spanja (12 075), Franca (11 495) dhe Italia (10 005) vazhduan të marrin numrin më të madh të aplikimeve për azil për herë të parë, duke përbërë 68% të të gjithë aplikimeve për herë të parë në BE.
Në gusht 2023, në të gjithë BE-në totali i aplikimeve për azil për herë të parë ishte 20.5 për 100 mijë njerëz.
Krahasuar me popullsinë e çdo vendi të BE-së (më 1 janar 2023), shkalla më e lartë e aplikantëve të regjistruar për herë të parë në gusht 2023 u regjistrua në Qipro (97.0 aplikantë për 100 mijë njerëz), e ndjekur nga Austrisë (72.4). Shkalla më e ulët u regjistrua në Hungari (0.0).
4 465 të mitur të pashoqëruar aplikojnë për azil në vendet e BE-së
4 465 të mitur të pashoqëruar aplikuan për azil për herë të parë në BE në muajin gusht, kryesisht nga Siria (1 540) dhe Afganistani (1 420). Tre vende kishin numrin më të madh të kërkesave për azil nga të mitur të pashoqëruar në muajin gusht, me në krye Gjermania (1 250), e ndjekur nga Austria (795) dhe Bullgaria (735)/monitor

Të tjera
-
Nezir Kraki i mban krahun Kurtit: Termi “nomadë” nuk ishte ofendim, ne jemi aty për të bërë Kuvendin
Deputeti i Guxo-s, Nezir Kraki, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin...
-
Trump merr vendimin e fundit për Tik-Tokun
Presidenti Donald Trump nënshkroi të enjten një urdhër ekzekutiv duke zgjatur...
-
Çeku e shkruan postimin e parë si kandidat, flet për Prishtinë të gjelbër
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ...
-
Abdixhiku: Memli Krasniqi mund të flasë vetëm për 24 deputetët e PDK-së, jo për partinë e Emiliës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka komentuar dekl...
-
SHBA dhe Gjermania dërgojnë 14 aeroplanë me pajisje ushtarake në Izrael
Katërmbëdhjetë aeroplanë ushtarakë mallrash nga SHBA-ja dhe Gjermania, të nga...
-
Abdixhiku: Nëse Kushtetuesja merr vendim për votimin e fshehtë, ne do të tregojmë votën KUNDËR në kamera
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka komentua...
-
Abdixhiku, Kurtit: Mos më çoni më njerëz, as asgjë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se L...
-
Abdixhiku kritikon Gërvallen: E paedukatë dhe me mungesë të theksuar të inteligjencës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ...
-
Kapet në Mbretërinë e Bashkuar shqiptari që kërkohej për vrasje
Është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar një burrë, shtetas i Shqipërisë, ku ...
-
Kurti: Tri ndërtesa të banimit social në Klinë po rinovohen
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka folur për një investim 650 mijë euro n...
-
Samiti në Hagë pritet ta konfirmojë Shqipërinë si mikpritëse të samitit të NATO-s më 2027
(Radio Evropa e Lirë) – Samiti i javës së ardhshme në Hagë pritet ta konf...
-
Presidentja Osmani pret në takim ish-kryetarin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë
Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ish-kryetarin e Gjykatës Ndë...