Lajme

Franca dhe Rusia premtojnë së bashku luftimin e ekstremizmit

Autori: Gazeta inFokus 08:43 | 07 July 2017

Ministrat e Jashtëm të Francës dhe Rusisë kanë premtuar se do të lënë anash “dallimet” për të luftuar së bashku ekstremizmin.

“Terrorizmi ndërkombtar është armiku ynë kryesor, andaj luftimi i tij nënkupton lënien anash të çështjeve të tjera”, ka thënë ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavror pas takimit të tij me homologun francez, Jean-Yves Le Drian në Paris.

Gjatë viteve të fundit, të dy vendet janë sulmuar nga disa sulme, për të cilat grupi ekstremist Shteti Islamik e konsideron veten përgjegjës.

-Advertisement-

Le Drian ka thënë se Moska dhe Parisi janë duke u përballur me një “armik të përbashkët” në Siri.

Rusia ka qenë përpara një presioni të madh diplomatik nga vendet e Perëndimit, pasi ato kanë kërkuar që Rusia të distancohet nga regjimi i presidentit sirian Bashar al- Assad.

Presioni është rritur sidomos pas prezantimit të të dhënave nga OKB-ja, të cilat tregojnë se Damasku ka përdorur gazin vdekjeprurës nervor, Sarin, gjatë sulmeve të muajit prill.

Nga ky sulm kanë vdekur qindra civilë.

Mirëpo Moska nuk i ka kushtuar shumë vëmendje të gjeturave të OKB-së, madje ka thënë se ato kanë qenë të bazuara në “ të dhëna të dyshimta”.

Le Drian ka thënë se Franca dhe Rusia mund të mos pajtohen rreth sulmit të 4 prillit në Siri, mirëpo të dy vendet janë totalisht kundër përdorimit të armëve kimike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera