Lajme

Franca dënon dhunën në veri: Qeveria e Kosovës të ndërmarrë menjëherë masa për uljen e tensioneve

Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 30 May 2023

Ministria e Punëve të Jashtme e Francës ka reaguar për situatën në veri të Kosovës, ku protestat janë duke vazhduar edhe sot.

Në deklaratën e lëshuar nga kjo Ministri, thuhet se Franca e dënon dhunën në veri dhe u bën thirrje palëve, sidomos Qeverisë së Kosovës, të ndërmarrë menjëherë masat e nevojshme për uljen e tensioneve.

“Franca dënon dhunën që ka ndodhur në veri të Kosovës në termat më të ashpër të mundshëm dhe u bën thirrje palëve, veçanërisht Qeverisë së Kosovës, që menjëherë të ndërmarrin masat e nevojshme për uljen e tensioneve”, ka shkruar në Twitter Ministria e Punëve të Jashtme e Francës.

-Advertisement-

Protesta kundër kryetarëve shqiptarë të komunave me shumicë serbe Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, po vazhdojnë edhe sot.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë se aktualisht situata në këto tri komuna është e qetë.

Kjo është dita e tretë e protestave, që u përcollën me tensione e dhunë nga protestuesit serbë.

Misioni i NATO-s në Kosovë ka bërë të ditur se janë rreth 30 të plagosur nga kontingjenti shumëkombësh gjatë ndalimit të demonstruesve protestues që ndodhi në komunën e Zveçanit.

Po ashtu u sulmuan edhe shumë ekipe gazetarësh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera