Lajme

Franca bëhet vendi i preferuar i azilkërkuesve në Evropë

Autori: Gazeta inFokus 21:10 | 21 November 2019

Për herë të parë që prej fillimit të krizës migratore në vitin 2015, Franca ka tejkaluar Gjermaninë duke u bërë vendi i parë për azilkërkuesit në Evropë.

Këtë e konfirmoi ministri i Brendshëm, Christophe Castaner duke e cilësuar si një anomali.

“Është konstatuar që Franca është bërë që prej 20 tetorit vendi i parë në Europë për azilkërkuesit, ndërkohë që hyrjet në Europë kanë filluar të ulen”, theksoi ai.

-Advertisement-

“Kjo është një anomali mbi të cilën ne duhet të punojmë”, theksoi Castaner pas një takimi me homologun gjeorgjian, Vakhtang Gomelaur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera