“Fqinjësia e mirë, dikton procesin e integrimit të Maqedonisë”
Autori: Gazeta inFokus
18:52 | 28 August 2017
Raportet e mira me vendet fqinje paraqesin një hap të dukshëm më pranë integrimit të Maqedonisë në strukturat euro-atlantike, pjesë e së cilave synon të bëhet vendi, pavarësisht sfidave të shumta, me të cilat përballen strukturat udhëheqëse të shtetit në këtë drejtim, thonë njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare, duke komentuar zhvillimet intensive të Maqedonisë kohën e fundit në rrafshin diplomatik.
Të shtunën, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, samitin joformal të kryeministrave të shtatë vendeve të Ballkanit, të mbajtur në Durrës, e ka cilësuar si një hap shumë të rëndësishëm drejt bashkëpunimit rajonal në interes të integrimeve euroatlantike.
Ndërkohë, që pas takimit në Nish të Serbisë, shefi i diplomacisë serbe dhe homologu i tij maqedonas, Ivica Daciq dhe Nikolla Dimitrov, zhvillimet e fundit mes dy vendeve fqinje, në rrafshin diplomatik, i cilësuan si “relativisht turbulente”. Ata u zotuan për përforcimin e miqësisë mes dy vendeve në funksion të rrugëtimit të përbashkët që i pret drejt anëtarësimit në strukturat euro-atlantike.
Besa Kadriu, ligjëruese e Shkencave Politike në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, konsideron se raportet ndërfqinjësore diktojnë në masë të madhe hapërimin e Maqedonisë si shtet drejt zhbllokimin të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian dhe NATO.
“Sigurisht se asgjë në skenën politike nuk mund të jetë e rastësishme, çdo gjë është e koordinuar paraprakisht dhe në momentin caktuar kur ndërhyjnë interesat e fuqive të mëdha, ato vijnë në shprehje. Në praktikën e Maqedonisë, sigurisht se për një kohë të gjatë ka dominuar interesi i bllokut politik të ish-shteteve sovjetike, politikës ndërkombëtare ruse dhe kjo tanimë është evidente kur vjen në shprehje në momente të caktuara kur Maqedonia synon ta stagnojë këtë si proces”.
“Mendoj se në këtë moment është me shumë rëndësi të përdoret një vigjilencë, qoftë nga aktorët politik ose institucionet relevante të pushtetit, si dhe njerëz që ia duan të mirën shoqërisë dhe vendit që ai të ecë përpara”, thotë Kadriu.
Nga ana tjetër, Lupço Petrovski, drejtor i Qendrës për Strategji Evropiane vlerëson se Qeveria e re e Maqedonisë me veprimet e fundit, ka treguar qartë se jo vetëm në formë deklarative, por edhe realisht punon për ta orientuar vendin drejt strukturave euroatlantike. Kjo, thotë ai, nxit struktura të caktuara që të vështirësojnë raportet ndër fqinjësore që Maqedonia mëton t’i ndërtojë në frymë pozitive me vendet fqinje.
“Me vetë faktin se Maqedonia, si shtet, më shumë është përqendruar në diagonalen Shqipëri- Bullgari, duke u shkëputur nga influenca e Serbisë, e cila ka raporte shumë të afërta me Moskën, diplomacia serbe ndezi alarmin duke reaguar në formë shumë jo diplomatike, duke krijuar shumë paqartësi në opinion rreth veprimit të Beogradit. Në fakt, këtu kishim një luftë për përcaktim të interesave gjeopolitike nga ana e forcave më të mëdha dhe jo thjesht raporte mes Maqedonisë dhe Serbisë”, vlerëson Petrovski.
Sipas tij, edhe zgjidhja e kontestit që ka Maqedonia me Greqinë varet nga interesa e forcave më të mëdha, përkatësisht siç thotë ai, ”sa këto forca do të arrijnë ujdi për të ndarë influencën gjeopolitike në Ballkanin Perëndimor”.
Ndryshe, gjatë javës së ardhshme në Shkup duhet të arrijë ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Koxias, me ç`rast gjatë takimit me homologun e tij maqedonas, Nikolla Dimitrov, pritet të fokusojnë bisedimet në ngritjen e mirëbesimit mes dy vendeve që pritet t’i japë shtytje procesit të zgjidhjes së kontestit për çështjen e emrit, me këtë dhe zhbllokimin e procesit të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE.

T� tjera
-
Zulfaj reagon pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së: Skandaloze dhe e papranueshme
Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka reaguar pas...
-
Koncerti i zgjerimit në Bruksel me këngën nacionaliste serbe, “Oj Kosovo, Kosovo”, Ambasadori Bajrami: KE të jap sqarime menjëherë
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami ka reaguar pasi në koncertin h...
-
Pranim-dorëzimi i detyrës nga Haxhiu te Shiroka-Pula u bë me nje rregullore te re, NDI: Kosova e para në BP që e miratoi këtë kornizë
Damon M. Wilson nga NED Democrasy, ka vlerësuar Kosovën për miratimin e rregu...
-
Kurti përmbledh vizitën në Francë dhe Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Élysée, takova Macronin dhe zyrtarë të lartë të shteteve
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Skandal në Bruksel: Kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” interpretohet në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së
Një ngjarje skandaloze është shënuar në Bruksel, në prag të edicionit të dytë...
-
Mbi 5,200 fluturime të prekura në SHBA për të tretën ditë radhazi, pritet rikthimi në normalitet të hënën
Ndërprerjet në trafikun ajror në Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar për të tre...
-
Islami: Lista Studentore, në vazhdën e politikës së Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës
Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka vlerësuar se takimi i përf...
-
Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë
Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut në Serbi, Natasha Kandiq, ka rea...
-
Zelensky u bën thirrje SHBA-së dhe Muskut të heqin kufizimet e Starlink-ut dhe të rreshtohen në “anën e duhur të historisë”
Një shërbim thelbësor amerikan i internetit përmes satelitit vazhdon të funks...
-
Kurti bën bilancin e një jave jashtë shtetit, në Francë e Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Elysse…
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Jensen Huang dha dorëheqjen pas aferës me spiunen kineze, Sekretari amerikan i Thesarit: Nvidia duhet të dalë jashtë kompanisë për CEO-n e ri
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, tha të dielën se Nvidia duhet...
-
E rëndë, edhe djali i viktimës nga Peja në gjendje kritike për jetën
Aksidenti tragjik në magjistralen Rozhajë–Beranë të Malit të Zi, ku humbi jet...


































