Rozë

Fotot topless, Dukesha dëmshpërblehet

Autori: Gazeta inFokus 08:52 | 06 September 2017

Mund të quhen dy gëzime në një ditë, pasi pa u mbushur 24 orët e lajmërimit se presin fëmijën e tyre të tretë, Dukës dhe Dukeshës së Cambridge iu akordua një dëmshpërblim prej 100 mijë eurosh, për shkak të postimit të fotove “topless” të Kate Middleton në një revistë.

Një gjykatë franceze vendosi se, fotot e bëra ndërsa çifti ishte me pushime në zonën e Provencës në Francë, 5 vite më parë, ishin një shkelje e privatësisë së tyre.

Gjykatësi dëmshpërbleu çiftin me 50 mijë euro secilin, ndërsa gjobiti me 45 mijë euro redaktorin dhe pronarin e revistës “Closer”. Kjo e fundit publikoi në vitin 2012, në kopertinën e saj dhe në disa nga faqet e brendshme, fotot e bëra me teleobjektivë të fuqishëm nga shumë larg, ndërsa Dukesha bënte banjo dielli “topless”.

-Advertisement-

Shifra e caktuar nga gjykata është shumë larg dëmshpërblimit prej 1.6 milionë eurosh të kërkuara nga çifti mbretëror, por është shitur si një mënyrë për të ndaluar revistat apo gazetat që të shkelin privatësinë.

Por ekspertët thonë se kjo është një lojë, që revistat e luajnë prej kohësh, pasi dëmshpërblimet që paguajnë, as që krahasohen me fitimet e shitjeve kur publikojnë në faqet e tyre gjëra pikante.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera