Lajme

Fotot që dëshmojnë arrestimin e dhunshëm të aktivistëve të PSD’së

Autori: Gazeta inFokus 18:19 | 16 June 2022

Policia e Kosovës ka arrestuar sot Dardan Molliqaj së bashku me disa aktivistë të tjerë të PSD-së.

Molliqaj u arrestua pasi ndaj tij ishte një urdhërarrest nga gjykata, ndërsa Krasniqi e Hyseni u prangosën si pasojë e pengimit të arrestimit të kryetarit të tyre, shkruan Express.

Në këto foto, shihet se Policia ka arrestuar dhunshëm anëtarët e PSD-së që sot i ishin bashkuar protestës së thirrur nga OVL e UÇK-së.

-Advertisement-

Lidhur me arrestimin e tre zyrtarëve të PSD-së, Policia e Kosovës ka lëshuar një komunikatë për media ku thuhej se arrestimi ishte “konform rregullave”

Në komunikatë thuhet se të gjitha veprimet e zyrtarëve policorë janë realizuar konform autorizimeve ligjore, përderisa veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

“Policia e Kosovës (PK), bazuar në urdhër arrestin e lëshuar nga organet e drejtësisë, sot në orët e pasdites në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë, ka arrestuar personin D.M, i cili ishte në kërkim. Njësitet policore, po ashtu kanë arrestuar edhe tre persona (F.K, Z.H, G.K,) të cilët kanë penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, të cilët kanë tentuar t’u pamundësojnë zyrtarëve policorë zbatimin e urdhër arrestit”, thuhet në komunikatë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera