Rozë

FOTOT/ Madonna shokon fansat, zhvishet komplet dhe rikrijon skenën e vdekjes së Marilyn Monroe

Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 01 November 2021

SHBA – Mbretëresha e Popit, MADONNA u kritikua ashpër nga fansat, ndërsa u akuzua për rikrijimin e skenës së vdekjes së Marilyn Monroe.

63-vjeçarja po përballet me reagime të forta për fotot e saj të reja nudo.

Në intervistën e fundit në kopertinën e revistës V, Madonna shihet e shtrirë me fytyrën poshtë në një dyshek, ndërsa tregon gjithçka.

-Advertisement-

Në fotot e saj shihen edhe shishet e pilulave në një komodinë aty pranë.

Fansat besojnë se fotografia është një “riinskenim” i vdekjes tragjike të Marilyn Monroe.

Aktorja ikonike u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Brentwood, Kaliforni në vitin 1962 dhe besohet se kishte tepruar me ilaçe qetësuese.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera