Rozë

FOTOT/ I mungonte vetëm shamia në kokë, Georgina bëhet “arabe”

Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 04 January 2023

Një nga momentet më emocionuese gjatë prezantimit të Cristiano Ronaldos para 30 mijë tifozëve në stadiumin “Mrsool Park” ishte kur familja e tij, bashkëshortja Georgina Rodriguez dhe katër fëmijët e tij, u ngjiten në skenë.

Ra në sy veshja e partneres së CR7, që e kishte harruar stilin perëndimor të veshjes, duke iu përshtatur mentalitetit arab.

Modelja bukuroshe ishte veshur me xhinse, golf të zi dhe kishte hedhur në krahë një mantel të zi që i shkonte deri në fund të këmbëve.

-Advertisement-

I mungonte vetëm shamia në kokë për të qenë krejtësisht e mbuluar. CR7 ka menduar të respektojë edhe kulturën vendëse.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera