Sport

Fotoja më virale e “Euro 2020”

Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 24 June 2021

Portugalia dhe Franca i mbijetuan “Grupit të Ferrit” dhe u kualifikuan për në fazën me eliminim direkt të “Euro 2020”.

Cristiano Ronaldo ishte protagonisti kryesor i luzitanëve, me 5 gola në 3 ndeshje. Në fund të pjesës së parë të ndeshjes kundër Francës, të përfunduar 2-2, CR7 qëndroi për një kohë të gjatë me Karim Benzema, ish-shokun e ekipit te Reali, dhe ndërroi fanelën me të.

Ndërsa në fundin e saj, Cristiano kërkoi yllin e ekipit francez, Kylian Mbappe, me të cilin bisedoi dhe gjithashtu ndërroi fanelën.

-Advertisement-

UEFA i kapi i fotografoi këta dy futbollistë duke qeshur me të madhe, me fanelën e njëri-tjetrit në duar, dhe fotoja u bë menjëherë virale. Brenda pak minutave, kjo foto u shpërnda me mijëra herë.

Portugalia dhe Franca mund të përballen sërish në gjysmëfinale, nëse Cristiano dhe Mbappe do të ndihmojnë ekipet respektive me gola dhe lojë të mirë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera