Lajme

Fotoja e Gentit u bë virale, kryetari i komunës e pret në zyre zjarrëfikësin që shpëtoi nga boca e gazit

Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 04 May 2022

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj e ka pritur në takim zjarrëfikësin Gentian Qamaj, fotoja e të cilit u bë virale.

Qamaj ishte në detyrë zyrtare kur i shpëtoi shpërthimit të një boce të gazit.

“Ka qenë shumë trishtuese me pa gjendjen e Gentit atë ditë.
Gentian Qamaj nga Greikoci në punën e tij të ndershme shpesh herë u ballafaqua duke e rrezikuar jetën e tij. Në Sopijë ai u rrezikua nga shpërthimi i një boce të gazit, mirëpo për fat të mirë ai shpëtoi.
Unë e respektoj gjithmonë punën e tyre në pastrimin e ambientit dhe të njejtën e kërkoj edhe nga ju, ngase ata kujdesen çdo ditë për ne.
Me mirënjohje e kam nderuar punën dhe angazhimin e tij secilën ditë” shkruan Muharremaj në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera