Rozë

Fotoja bëri xhiron e botës, Justin Bieber rrëfen arsyen po qante pranë të fejuarës

Autori: Gazeta inFokus 15:06 | 10 August 2018

Një njeri i mençur ka thënë një herë: Lotët vijnë nga zemra dhe jo nga truri.

Më parë këtë javë janë bërë virale fotot që tregonin Justin Bieber duke qarë pranë të fejuarës së tij Hailey Baldwin në New York City.

Shumë spekulime u përhapën në lidhje me arsyen e mërzitjes së yllit të popit, ndërsa u ngritën pikëpyetje se çfarë po ndodhte mes çiftit të famshëm.

-Advertisement-

Por Justin ka siguruar fansat se nuk ka asgjë për tu shqetësuar.

“Ju keni ditë të mira dhe keni ditë të këqija,”-tha 24-vjeçari. “Nuk është e vërtetë nëse nuk keni ditë të këqija.”

Deklarata e tij erdhi pasi u pa duke mbajtur një kopje të librit ‘Kuptimi i martesës’.

Libri i shkruar nga Timothy Keller, i tregon lexuesve vizionin se çfarë duhet të jetë martesa sipas Biblës.

Megjithëse çifti u fejua një muaj më parë, po planifikojnë që të martohen.

“Justin dhe Hailey tashmë po diskutojnë planet për dasmën. Ata duan të martohen vitin e ardhshëm në një ceremoni të vogël,”-tha një burim për E! News.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera