Rozë

Fotografitë më të mira nga Emmys 207

Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 19 September 2017

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Emmy që u mbajt këtë vit për të 69-ën herë ishte përplot me fitore të befasishme, momente të këndshme, puthje, përqafime dhe shumë referenca politike.

Por kur kamerat fiken, shumë momente mes të famshmëve kalojnë pa u vënë re.

Disa yje realizojnë fotografi me njëri-tjetrin ndërsa të tjerët hutohen aq shumë, sa duken njëlloj si dikush që habitet kur është pranë një personi të famshëm.

-Advertisement-

Më poshtë janë fotografitë më të mira nga kjo ceremoni dhe parakalimi në tapetin e kuq Emmy së bashku me disa nga momentet që nuk u transmetuan nga prapaskena.

Felicity Huffman dhe bashkëshorti William H.Macy ishin çifti më simpatik në tapetin e kuq derisa po pozonin e putheshin sikur një çift që niset në mbrëmjen e maturës

Por ishin Keith Urban dhe Nicole Kidman që ishin çifti më i këndshëm i natës derisa mbanin duart sikur ishin një çift tinejxherësh të dashuruar

Colbert bëri humor duke thënë se “Gjithçka duket më mirë në televizion” derisa e hapi natën e kësaj ceremonie

Gratë e “Big Little Lies” dolën në skenë duke mbajtur duart njëra-tjetrës derisa ishin veshur në kombinimin e një ylberi

Aktorja Viola Davis ka pozuar me aktoren legjendare Cicely Tyson e cila luan rolin e nënës së saj në serialin “How to get away with murder”

Jessica Biel, Dave Chappelle dhe disa të tjerë “prishin” një moment serioz mes Kevin Spacey dhe Alec Baldwin

Dy legjenda të komedisë. Donald Glover dhe Dave Chappelle qeshin së bashku në prapaskenë!

Pse të ndalemi vetëm me dy legjenda të komedisë kur mund të jenë tre?

Spektakli është poashtu një kohë e mirë që yjet të takohen për herë të parë. Aktorja e “Stranger Things”, Millie Bobby Brown shfrytëzoi rastin për një “selfie” me kolegen e saj, Nicole Kidman.

Aktorja Sofia Vergara bëri një fotografi me djalin Manolo dhe Jesse Tyler Ferguson

Nicole Kidman dhe bashkëshorti i saj në ekran, Alexander Skarsgard u puthën, pasi ky i fundit fitoi një çmim “Emmy” për “Big Little Lies”. Bashkëshorti i saj i vërtetë, Keith Urban po e shihte krejt këtë skenë.

Por është kjo shprehja e fytyrës së aktores kur ajo fiton vetë një çmim “Emmy”!

Dhe është edhe një moment si ky…Ben Affleck është parë në tapetin e kuq me të dashurën e re, Lindsey Shookus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera