Lajme

Thaçi i përgjigjet një thirrjeje me emblemën e UÇK’së

Autori: Gazeta inFokus 22:32 | 29 January 2020

Presidenti Hashim Thaçi ka vendosur në mbështjellësin e telefonit të tij e ka vendosur emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një fotografi që Endrit Thaçi, djali i presidentit Thaçi e ka publikuar në profilin e tij në Instagram, i pari i shtetit shihet i mbështetur në një divan derisa duket se po flet në telefon, ose pretendon sikur ka një thirrje telefonike.

Thaçi shihet të ketë vendosur një emblemë të UCK’së dhe duket se ai ka qenë edhe qëllimi i fotografisë pasi Endritit e ka shkruar në mbishkrim të saj “UÇK”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera