Lajme

Fotografia e Xhemail Mustafës pranë asaj të Enver Malokut, ish-deputetja: U bashkuan sërish!

Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 23 November 2024

Ish-deputetja e LDK-së, Doruntinë Maloku, ka njoftuar për mbledhjen e sotme në selinë e LDK-së për të kujtuar Xhemail Mustafën në 24 vjetorin e vrasjes.

Maloku ka thënë se sot në selinë qendrore është pritur familja Mustafa, ndërkohë që fotografia e zëdhënësit të parë të LDK-së tashmë është vendosur në mur afër Enver Malokut.

“U bashkuan sërish”, ka shkruar ish-deputetja Maloku.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

U bashkuan sërish!

Në 24 vjetorin e vrasjes, në Selinë Qendrore të LDK-së, në murin e kujtesës, u vendos portreti i Xhemail Mustafës, zëdhënësit të parë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Bashkë me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, miq e kolegë të Kryesisë, pritëm familjen Mustafa, dhe evokuam kujtime për Axhën Xhemë.

Portretet e Fehmi Aganit, Enver Malokut, Xhemail Mustafës e Nekibe Kelmendit dhe të tjerëve që do të vendosen aty, do të na rikujtojnë secilën ditë, sakrificën për Republikën tonë dhe vendosmërinë që duhet të kemi për ruajtjen e zhvillimin e saj, konform vizionit të këtyre intelektualëve që vendosën themelet e lirisë e të demkracisë në Kosovë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera