Fotografia e natës, Kurti e Vuçiq shkaktojnë një mal reagimesh në Facebook
Autori: Gazeta inFokus 23:15 | 04 May 2022
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka publikuar një fotografi së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Kjo fotografi, ku Kurti e Vuçiq shfaqen afër njëri-tjetrit, ka nxitur një debat të madh.
Përdoruesit e rrjeteve sociale, i kanë kujtuar Kurtit momente të ndryshme nga historia e tij opozitare, kur kundërshtonte dialogun Kosovë-Serbi dhe i sulmonte pjesëmarrësit e palës kosovare me etiketa të ndryshme.
Një prej reagimeve që ka pasuar pas publikimit të fotografisë, është ai i analistit Petrit Zogaj, i cili ka thënë më e rëndësishme se fotografia, është fakti se kush e publikoi atë.
“Etiketimet e LVV-së në të kaluarën ishin edhe si tradhti, shkelje mbi gjakun e dëshmorëve, mbi trupat e pagjetur e gjithçka tjetër. Unë nuk besoj që Thaçi, Isa e Ramushi i kanë merituar këto etiketime, sikurse nuk besoj që Albini e meriton një gjë të tillë tash”, ka shkruar Zogaj.
Një reagim e ka bërë edhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili ka sjell n/ vëmendje disa deklarata të Kurtit, të cilat sipas tij, nuk përshtaten me pamjet në fotografinë që doli sonte.
Imer Mushkolaj, një tjetër analist dhe gazetar, ka publikuar fotografinë me një mbishkrim të shkurtër: “Jo negociata, Vetëvendosje”.
Ndërkaq, gazetari Parim Olluri, ka bërë një krahasim të Kurtit, dikur kritikues ndaj takimeve me Vuçiq, me Kurtin e tanishëm si kryeministër.
“Nga Isa, Hasha Esat Pasha, ne N’darke me qiT dostin tem”, ka shkruar Olluri.
Një reagim ndaj fotografisë, e ka lëshuar edhe analisti dhe gazetari Ilir Mirena, i cili me ironi ka thënë se në këto momente “më së shumti ma këpusin shpirtin militantët”.
“T’gratit krejt trulalvën e s’dijnë cka me ba, mbesin si qurana n’mjegull… O t’shkretë, kqyrni shfrytzone hini far pune diku sa është hala në pushtet, se sen prej tij s’ka…”, ka shkruar ai.
Edhe analisti dhe gazetari Valon Syla ka reaguar ndaj afërsisë së Kurtit me Vuçiq në fotografi.
“Ju baftë mirë, darka”, ka shkruar ajo.
Bardh Avdiu, një qytetar aktiv në Facebook, po ashtu e ka komentuar fotografinë që mori vëmendjen e kësaj nate.
“JO NEGOCIATA, VETËVENDOSJE! Çka kanë hjekë të shkretit aktivista t’u i shkru e tu u zhagitë për këto ‘kauza’”, ka shkruar ai.
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...