Lajme

Fotografia e fundit e llapjanit me familjen e që humbi jetën në aksidentin e autobusit në Kroaci

Autori: Gazeta inFokus 11:43 | 26 July 2021

I riu nga Podujeva i cili humbi jetën në aksidentin tragjik të autobusit në Kroaci, kishte realizuar një fotografi të agjensioni “Deva Tours” para së të nisej për në Kosovë.

Kjo është edhe fotografia e fundit që bëri llapjani me familjen para nisjes për në vendlindje, destinacion në të cilin nuk mundi të arrijë i gjallë.

Fotografinë e ka publikuar dhëndri i tij, Fadil Halimi i cili ka shkruar se kishte vetëm 3 muaj që i njëjti ishte bashkuar me familjen, gruan dhe dy djemtë në Gjermani.

-Advertisement-

“Të dielën e zezë të 25 korrikut 2021, humb jetën tragjikisht dhëndri  Sevdail Rrustemi, në aksidentin e Slavonski Brod të Kroacisë. I ndjeri rrugën e vendlindjes e kishte marrë bashkë me motrën time Minushin dhe me 2 djemtë Andin (18) e Arditin (16), me të cilët para 3 muajve kishte bërë bashkimin familjar në Gjermani. Në këtë tragjedi motra me 2 nipërit kanë arritur të mbijetojnë dhe janë jashtë rrezikut për jetën, por duke u hospitalizuar në spitalet e Kroacisë”, ka shkruar ai.

Ndërsa ai po ashtu ka treguar se fotografia është bërë pak minuta para nisjes së autobusit i cili përfundoi në një aksident tragjik.

“Kjo fotografi e përbashkët e dhëndrit, motrës dhe e 2 djemve anash është shkrepur pranë autobusit, pak çaste para nisjes për në vendlindje. Ngushëllime për të gjitha familjet e goditura nga tragjedia në Kroaci”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se të dielën në një aksident tragjik, ku autobusi që po vinte nga Gjermania për në Prishtinë doli nga rruga, kanë humbur jetën 10 persona, e 40 të tjerë kanë mbetur të lënduar./Gazeta inFokus/ 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera