Fotografi të shtatë dronëve për Kosovën, donacion nga SHBA-të
Autori: Gazeta inFokus
14:26 | 11 October 2023
Policia e Kosovës dhe Inspektorati policor kanë marr sot donacion shtatë sisteme të fluturakeve pa pilotë (dron) donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).
Siç bëhet e ditur përmes një njoftimi për media nga Policia e Kosovës, gjashtë dronë janë për Policinë dhe një për IPK-në.
Fotografitë janë siguruar nga zyra e informimit të Policisë së Kosovës.
Ndryshe, në ceremoninë e nënshkrimit të pranim-dorëzimit të donacionit prej shtatë dronëve mori pjesë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha, ambasadori i amerikan Jeffrey Hovenier, etj.
Drejtori Hoxha tha se SHBA-të janë ndër mbështetësit kryesorë të Kosovës, ndërsa tha se ky donacion është tejet i çmueshëm dhe ndër të tjera do të përdoret për monitorimin edhe të kufijve të Kosovës.
“Në lidhje me donacionet që po pranojmë sot, është një donacion i nevojshëm dhe i çmueshëm i cili do të ndikojë pozitivisht një ngritjen e kapaciteteve të Policisë për të menaxhuar situata në terren, si nga aspekti i menaxhimit të eventeve të mëdha, si në protesta, koncerte, manifestime publike, monitorimin e kufijve të Kosovës si dhe në operacione tjera të hetimit që policia do t’i kryejë në të ardhmen”, tha Hoxha.
Ndërkaq, ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier tha se sot po zyrtarizojnë donacionin e qeverisë amerikane për Policinë e Kosovës të 7 sistemeve të fluturakeve pa pilotë.
Ai tha se duke marr parasysh shkallën e veprimtarisë kriminale të grupeve të krimit të organizuar që janë në rajon këto sisteme të fluturakeve pa pilotë do të jenë burim jetik i organeve të zbatimit të ligjit për të luftuar këto veprimtari kriminale të cilat siç tha zhvillohen përmes tokës dhe ajrit.


T� tjera
-
Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka postuar në TikTok një video të gjener...
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...


































