Rajoni dhe Bota

Fotografi të rralla të tmerrshme nga “Lufta e Dimrit”

Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 24 November 2019

Më 30 nëntor të vitit 1939, gati 500 mijë trupa sovjetike u futën në Finlandë, duke e filluar atë që më vonë do të njihej si “Lufta e Dimrit”.

(Paralajmërim: Fotografitë e mëposhtme nuk preferohen për persona të ndjeshëm dhe për persona nën moshën 16-vjeçare.)

Sulmi i befasishëm erdhi pasi Kremlini, i frikësuar nga një ofensivë e mundshme e nazistëve përmes territorit të Finlandës, kishte kërkuar shkëmbim territoresh që do ta zhvendoste kufirin finlandez më larg Shën Petërsburgut, i cili atëherë quhej Leningrad.

-Advertisement-

Duke dyshuar në qëllimin e sovjetikëve, qeveria finlandeze e refuzoi këtë kërkesë, duke bërë që Bashkimi Sovjetik t’i shpallte luftë Finlandës.

Ushtarët finlandezë i përdornin drerët veriorë për transportim të armatimit

Trupat sovjetike besonin se do të shënonin fitore të lehtë në këtë luftë në kohën kur Stalini do ta festonte ditëlindjen e gjashtëdhjetë më 21 dhjetor. Megjithatë, përballja me finlandezët nuk iu doli ashtu si e kishin menduar.

Trupat e ushtarëve të vrarë sovjetikë pas një sulmi nga ushtria finlandeze

Ndonëse e ashtuquajtura “Ushtri e Kuqe” do ta fitonte luftën në fund, humbja e popullit me 3.7 milionë banorë ndodhi vetëm disa muaj më vonë dhe pati pasoja të tmerrshme.

Disa ushtarë sovjetikë, të zënë robër nga finlandezët

Për shkak të reagimeve ndërkombëtare ndaj sulmit të paparalajmëruar ndaj Finlandës, ministri sovjetik, Vyacheslav Molotov, kishte gënjyer në radio se aeroplanët janë duke hedhur ushqime për finlandezët e uritur, e jo bomba.

Trupi i ngrirë i një ushtari të vdekur sovjetik

Forcat Mbrojtëse të Finlandës i kanë digjitalizuar mijëra fotografi të bëra në atë kohë dhe i kanë  publikuar në vitin 2013, shkruan “Free Europe”.

Një ushtar finlandez duke ia vendosur maskën qenit. Pritej që sovjetikët të përdornin helm gjatë luftës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera