Fotografi personal i Obamës kujton ikjen e refugjatëve nga Kosova në Bllacë
Autori: Gazeta inFokus 22:36 | 23 February 2020
Fotografi personal i Obamës kujton ikjen e refugjatëve nga Kosova në Bllacë
Fotografi personal i ish-presidentit amerikan Barack Obama, Pete Souza, ka postuar një foto në rrjetin social Instagram ku kujton fillimet e karrierës së tij me luftën në Kosovë.
Souza ka postuar një foto ku shihen refugjatët nga Kosova duke u larguar nga vendi i tyre drejt kufirit maqedon në Bllacë.
“Refugjatët e Kosovës duke ikur nga vendi i tyre hasin në rezistencë nga policët maqedonë në kufirin e Bllacës në vitin 1999”, shkruan ai.
Souza kujton kohën kur filloi karrierën në një gazetë të vogël në Kansas të SHBA’së. Një mik i tij, Mark Hinojosa, ishte aty. Së bashku punuan duke u ngritur lart në poztë deri sa Souza zuri postin e Redaktorit Ndihmës të editimit të fotografive në Chicago Tribune.Ndërkohë, gjatë kësaj rruge, ai thotë se punoi edhe si fotograf zyrtar në Shtëpinë e Bardhë gjatë administratës së Ronald Reagan.
Vlen të përmendet se mbi 150 mijë shqiptarë të Kosovës shkuan si refugjatë në Maqedoni të Veriut nëpër kampet e refugjatëve. Shumica e tyre kaluan nëpër kufirin e Bllacës. Shqiptarët janë trajtuar mjaft keq gjatë kalimit të këtij kufiri nga forcat maqedonase.
Bllaca u bë skena e një krize kur autoritetet maqedonase fillimisht refuzuan të pranonin një numër të madh refugjatësh, vetëm në rast se u jepej garanci se shtetet e tjera do të ndihmonin.
Sot ekziston treni muze që kujton ikjen e shqiptarëve në kohën e luftës në Bllacë.
Të tjera
-
Konjufca priti në takim anëtarët e Komisionit të Senatit për Punë të Jashtme të Çekisë
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot n...
-
Haradinaj: Raporti i DASH-it goditja më e fuqishme, duhet t’i shërbejë Qeverisë që të japë dorëheqje
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kome...
-
Raporti i DASh-it, LDK: Qeveria e udhëhequr nga Kurti, më e korruptuara ndonjëherë
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë për EO se Departamenti Amerikan ...
-
Heshtje para zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Sot në Maqedoninë e Veriut është heshtje para zgjedhjeve presidenciale që mba...
-
Raporti i DASH-it, Bajrami: Kurti po mendon se po i drejtohet deleve, analfabetëve funksionalë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas publikimit të Rap...
-
Ia rrahu tavolinën Vuçiqit në OKB – reagime të shumta në mbështetje të përfaqësueses së Maltës: Kështu u drejtohemi diktatorëve!
Të hënën në Nju Jork u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të ...
-
Ademi dhe Hetemi nënshkruajnë memorandumin e bashkëpunimit, vlerësohet se do të sjellë fryte për të rinjtë
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe humanisti ...
-
UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi
Rektori i UP-së mori vendim për pezullimin nga puna të profesorit Xhevat Kras...
-
Dy shtëpi, banesë e tokë.., këto dhe shumë të tjera janë pasuritë mbi 500 mijë euro të Lumir Abdixhikut
Hiq më pak se 555 mijë euro pasuri numëron i pari i Lidhjes Demokratike të Ko...
-
Dhuña ndaj grave, raporti i DASH kritikon Qeverinë dhe gjykatat për dënime të lehta
Në raportin e Departamentit të Shtetit për të Drejtat e Njeriut për vitin 202...
-
Mësohet identiteti i 25-vjeçarit nga Kosova që vd*q tragjikisht në Itali
Një ditë më parë mediat kanë raportuar për vdekjen e një 25-vjeçari shqiptar ...
-
Lajçak shkruan për “çështjen e dinarit”: U ngushtua hendeku mes palëve, pres propozime në takimin tjetër
Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka bërë përmbledhjen rutinë të një jave pun...