Lajme

Foto të reja: Edhe në qytezën e Kaçanikut është hapur e pamja për Lavdrim Muhaxherin

Autori: Gazeta inFokus 12:46 | 08 June 2017

Burrat e familjes së Lavdrim Muhaxherit pas vrasjes së “Kasapit të Kaçanikut”, kanë hapur të pame në Kaçanik, pak metra më larg xhamisë së kësaj qyteze, raporton Gazeta Express.

Familjarët e Lavdrim Muhaxherit shihen duke pritur njerëz në të pamën që e kanë hapur vetëm për burra në këtë pjesë të qytetit.

Ndërkohë që edhe gratë e kësaj familjeje tashmë kanë hapur të pame në Kovaçiçë të Kaçanikut. Ata nuk kanë pranuar të flasin në pyetjet e drejtuara nga gazetari i Gazetës Express, se nga kush e kanë marrë lajmin për vdekjen e Lavdrim Muhaxherit.

-Advertisement-

Gazeta Express gjendet në vendlindjen e Muhaxherit, dhe shumë shpejt do të sjellë detaje të reja nga ky rast.

E ndërkohë vrasjen e Lavdrim Muhaxherit, pak pas orës 00:00 të mesnatës të së enjtes e ka konfirmuar edhe axha i pjesëtarit të ISIS, Bajrami. Ai njoftimin e ka bërë në Facebook, ku ka shkruar se “vëllai im ka rënë shehid”, dhe lutet që “Allahu të e pranojë atë në mesin e shehidave, pejgamerëve e njerëzve të mirë”.

Muhaxheri dyshohet t’i jetë bashkuar luftimeve në Siri gjatë verës së vitit 2013.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera