Lajme

FOTO| Mjekët në QKUK kryejnë operacionin në sy që kushton 5 mijë euro në klinika private

Autori: Gazeta inFokus 12:26 | 31 March 2020

Në Klinikën e Syve të Qendrës Klinike Universitare  të Kosovës, për herë të parë është bërë heqja e trupit të huaj në sy.

Kjo ndërhyrje është kryer tek pacienti B.A. (1956), thuhet në kumtesë, shkruan Gazeta inFokus.

“Operacionin  e  ka kryer ekipa në përbërje të, Dr. Ardian Shabani, Dr. Adem Miftari dhe anesteziologu Hilmi Havolli, të shoqëruar nga ekipa e instrumentareve të klinikes dhe stafi tjetër mbështetës”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

“Ndërhyrjet e tilla deri më tani janë kryer jashtë institucioneve publike shëndetësore, ku pacientët kanë paguar 5 mijë euro”.

“Klinika e Syve, pas pajisjes me aparaturë të re, në vazhdimësi ka rritur gamën e shërbimeve shëndetësore, me qëllim të uljes së referimeve jashtë institucioneve publike shëndetësore”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera