Rozë

FOTO/ Hailey Bieber del pa pantallona në Paris

Autori: Gazeta inFokus 07:38 | 27 September 2023

Modelja amerikane, Hailey Bieber, ka takuar miqtë e saj në Paris, pa pantallona, duke iu bashkuar kështu trendit “no pants” që pushtoi botën e modës vitin e kaluar.

Themeluesja e markës “Rhode Skin” ishte e gjitha e buzëqeshur teksa doli nga një restorant, duke treguar këmbët e saj të gjata me geta të zeza.Bieber, për këtë dalje zgjodhi një veshje dyngjyrëshe, një golf bezhë dhe geta të zeza, ndërsa pantallonat i kishte “lënë” në shtëpi.

Dukjen sfiduese e kompletoi me këpucë të zeza, me një rrip me detaje të arta rreth belit dhe një pallto lëkure të gjatë.Ndonëse doli në mbrëmje, ajo mbante syze dielli, ndërsa në duar i binte në sy manikyri me ngjyrë kafe.

-Advertisement-

Kujtojmë se, modelja në Paris po përgatitet për lançimin e produktit më të fundit të markës së saj të njohur të bukurisë: Peptide Lip Tint.

Etiketa:
Bletaria Haxhia – Tradita familjare dhe përkushtimi ndaj bletarisë sjellin mjaltë natyral e cilësor në tryezat tuaja
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy